Policia spanjolle arrestoi dy ithtarë të dyshuar të SHI-së

Policia spanjolle kumtoi se në enklavën veriafrikane Seuta ka arrestuar dy persona të dyshuar për lidhje me grupin Shteti Islamik, shkruan Mia.mk, transmeton Portalb.mk.

Në kumtesën e sotme të Ministrisë spanjolle të Punëve të Brendshme thuhet se personat e arrestuar kanë kaluar “proces të gjatë të radikalizmit” dhe se kanë qenë pjesë e grupit për të cilin ekziston dyshim se është “në fazë përparimtare të përgatitjes së sulmeve terroriste”.

Në kuadër të aksionit, në të cilin janë arrestuar dy të dyshuarit, policia ka kryer bastisje në gjashtë lokacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button