Maqedoni, është mënjanuar defekti me ngrohjen qendrore, furnizimi me energji ngrohëse pa pengesa

Defekti në rrjetin ngrohës për shkak të të cilit pa ngrohje qendrore gjatë ditës së djeshme mbetën disa nga banorët e Qendrës dhe Karposhit është mën januar dhe dërgesa e energjisë ngrohëse po zhvillohet pa pengesa, informon sot “Ballkan energji grup”.

Kompania thekson se defekti është mënjanujar tërësisht dhe se sot në mëngjes të gjithë konsumatorët e kyçur në sistemin për ngrohej qendrore, janë furnizuar me energji ngrohëse.

“Ekipet e Distribucionit me ngrohje Ballkan enerxhi grup punuan gjatë tërë natës, pas çka tërësisht u sanua defekti në rrjet. Në përbërje të prëforcuar, ekipet e Distribucionit me ngrohje Ballkan enerxhi grup mbeten në terren për të ndjekur situatën”, thonë nga kompania.

Për të gjitha informatat shtesë, konsumatorët mund të drejtohen në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrin e telefonit: (02) 3076 200.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button