Ministrja australiane dorëhiqet pasi bleu apartament me para të taksapaguesve

Ministrja e Shëndetësisë e Australisë, Susan Ley, dha dorëheqje, pasi shfrytëzoi një udhëtim të financuar nga taksapaguesit për të blerë një apartament në rajonin Kuinslend, shkruan Rel, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Malcolm Turnbull tha se ka pranuar dorëheqjen e ministres.

Në deklaratën e dorëheqjes, Ley tha se nuk ka thyer ndonjë rregull, porse historia e saj është bërë pengesë për qeverinë.

Ley është përballur me presion për blerjen e një apartamenti, prej gati 600,000 dollarësh, në vitin 2015.

Ajo ka thënë se blerja ka qenë një “gjykim i gabuar” dhe se nuk ka qenë e planifikuar, as e parashikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button