Si mund të blesh një diplomë në Tiranë me kaq para?

Të blesh një diplomë në ditët e sotme duket se është një gjë krejt normale. Nëpërmjet njoftimeve për oferta punimesh diplome, mund të porosisësh fare lehtë një të tillë. Gazetarët e emisionit investigativ “STOP” janë vënë në lëvizje dhe pas kërkimeve, kamera e fshehtë arrin të kontaktojë tre zyra, që ofrojnë këtë “shërbim”. Pas disa takimeve dhe negociatave, gazetarët arrijnë të marrin një punim diplome për 25 mijë lekë të reja. Një situatë e tillë ndodh në shumicën e degëve dhe universiteteve në vendin tonë, shkruan “Lapsi”.

Qytetarja – Si ke qenë? Si ia kaloni? Jam e interesuar, për atë punimin e diplomës.

Sekserja – Ideja është që, mund të sugjerojmë disa tema.

Qytetarja – Unë njëherë desha të diskutoja për pagesën. E kupton?

Sekserja – E para fare, ç’a periudhe të duhet? Se dhe shpejtësia e punimit ka të bëjë shumë.

Qytetarja – Për në qershor.

Sekserja – E para, ne e kemi nga koha, sepse çmimet nuk është se i vendos unë. Aktualisht janë njerëzit, që punojnë, ata që i vendosin çmimet.

Qytetarja – Ju jeni pedagoge?

Sekserja – Jo jo, unë nuk kam lidhje. Unë jam vajza, që merrem me menaxhimin e faqes edhe me pjesën e studentëve, takimet etj, etj.

Qytetarja – Kjo tani, është qendër? Si funksionon?

Sekserja – Jo. Këta janë pedagogë të ndryshëm, që kemi pasur ne mundësitë. Kemi kontakt, që bashkëpunojnë me ne, në lidhje me punimin. Pjesa më e mirë, që mund të bëjmë ne dhe për pjesën e çmimit është… Kemi një temë aktualisht, e ka një nga pedagogët. E kishte një nga pedagogët punim, e kishim ashtu, për një vajzë. Ajo vajza ka transferuar studimet jashtë edhe na ka paguar një pjesë të punimit, por nuk është, se ka tërhequr punimin realisht.

Qytetarja – E kuptoj.

Sekserja – Për atë, që mund të kemi një fillim punimi dhe pjesën e konvertimit të pagesës, që ka bërë ajo, mund ta konvertojmë te ty.

Sekserja –Ideja është që ne, me këtë vajzën, kemi marrë diku tek 170 mijë lekë, (të vjetra) diçka e tillë.

Qytetarja – Lekë?

Sekserja – Po, me lekë. Ideja është këtu që, ne mund ta konvertojmë pjesën e asaj, ta konvertojmë te ty edhe mund të shkojmë tek 250 mijë (lekë).

Qytetarja – 250?

Sekserja –  Total. Ti vazhdon të jesh ajo vajza, që…

Qytetarja – E kuptoj.

Qytetarja – Këta janë pedagogë, që punojnë në shtet? Në privat? Që ta di të paktën.

Sekserja – Kemi dhe të shtetit dhe të privatit, por që nuk ka lidhje. Në fund të punimit, mua nuk më intereson as pedagogu jot udhëheqës, as fundja fare, as emri jot.

Sekserja – Bën një pagesë minimalisht 20 mijë lekë, (të vjetra) që nis punimi dhe pastaj dorëzohet një e treta e punimit. Bëhet një e treta e pagesës së mbetur. Dorëzohet një e treta e punimit prapë, kapitulli i dytë, i tretë. Po e marr si shembull, dorëzohet prapë një e treta e pagesës totale dhe në fund fare pagesa, që ngelet, pagesa shtesë. Aktualisht ne kemi 24 tema, që po punojmë. Që punojmë në atë kurs.

Qytetarja – Po.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button