Juventusi dhe Fiorentina në çerekfinale të Kupës së Italisë
Futbollistët e Juventusit dhe Fiorentinës siguruan vend në çerekfinale të “Kopa Italia” pasi që në të tetën e finales shënuan fitore ndaj rivalëve të tyre.
Juventusi mbrëmë ishte më i mirë se Atalanta me pesë gola të shënuar, përderisa Fiorentina e mposhti Kievon me rezultat minimal.
Rezultate:
Fiorentina – Kievo 1:0,
Juventus – Atalanta 3:2.
Paraprakisht Napoli – Specia 3:1.
Sonte prej orës 21:00 luajnë Milan – Torino.
Dyshet e tjera të së tetës së finales janë:
Inter – Bolonja,
Lacio – Xhenova,
Sasuolo – Çezena dhe
Roma – Sampdoria.