Mbrojtësi serb: E “nguca” Valdet Ramën me SMS

Mbrojtësi i përfaqësueses së Serbisë, Antonio Rukavina ka deklaruar se përballja me Shqipërinë nuk është vetëm një ndeshje, por një luftë. Bashkëlojtari i Valdet Ramës te Valladolid ka thënë se e kishte ngucur Ramën me një SMS pas tërheqjes së shortit.

“E ngacmova Ramën manjëherë pas shortit. Ai e kupton humorin tim, por i thashë se kjo ndeshje nuk do të jetë vetëm ndeshje futbollit, por një luftë. Ne jemi skuadër më e mirë sesa ata, por duhet të kemi shumë kujdes. Nëse arrijmë të marrim pikë të plota ndaj Armenisë dhe Shqipërisë, besoj se kualifikimi do të jetë më se i mundshëm” ka thënë Rukavina

Lajme të ngjashme

Back to top button