Halimi: Qëllimi i kandidaturës është që të faktorizohen shqiptarët

“Unë vlerësova se shqiptarët duhet të kenë kandidat të tyre, të cilin do ta votojnë në këto zgjedhje dhe jam i bindur se unë dhe partia ime do të japim maksimumin në faktorizimin e shqiptarëve, që do të thotë se edhe shqiptarët të jenë vendimmarrës edhe në kësi raste”, deklaroi Iljaz Halimi, pas vendimit të PDSH-së, për ta kandiduar në zgjedhjet presidenciale.

“Dhe nëpërmes zgjedhjeve presidenciale ka mundësi që të vije deri te arritja e realizimit të përcaktimeve programore dhe të platformës së partisë, por se sa kjo do të arrihet do të varet nga fuqia e votës, do varet nga numri i votës, në të cilën ne aspak nuk dyshojmë se do të kemi mbështetje të fuqishme, sepse është në interes tonë”, tha Iljaz Halimi.
 
Detyrë e imja, dhe e partisë, tha Halimi  është që ne të dimë se si të menaxhojmë me atë vullnet të shqiptarëve dhe gjithë të tjerëve, të cilët e shohin të arsyeshme që të mbështesin dhe në këtë besoj se nuk do të ketë dilemë”.          

Lajme të ngjashme

Back to top button