THEQAFJA
Dielli rrezaton heshtur,
rrënon errësirë,
nata pagjumë shuhet,
mugullon agimi.
Gërshetë e shprishur, e valëvitur,
binjake të rrëqethura në bardhësi ,
kofshë të dallgëzuara,
të vesuara ndaluan.
Melhem i dihatur,
i heshtur në vargonj.
Hidhërimi djeg.
Agon agimi,
gdhin theqafja.
Autor: d-r. TihBranJak