Gjykata turke u caktoi paraburgim 60 biznesmenëve të akuzuar për lidhje me Gjylenin
Gjykata turke sot u caktoi masë paraburgimi 60 biznesmenëve të dyshuar për lidhshmëri me lëvizjen e predikuesit islamik Fetullah Gjylen, të cilin autoritetet në Ankara e akuzojnë se qëndron pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet nga korriku i vitit të kaluar.
Siç lajmëroi agjencia Anadolia, këto 60 biznesmenë janë pjesë e grupit të 110 njerëzve afarist, të cilët sot ishin nxjerur para Gjykatës në Stamboll nën akuzën për “anëtarësim në organizatën terroriste”.
Pesëdhjetë biznesmenëve tjerë të dyshuar, Gjykata u caktoi dënime të kushtëzuara.
Prokuroria e pakënaqur nga vendimi i tillë paralajmëroi ankesë ndaj aktgjykimeve për dënimet e kushtëzuara.
Këta 110 biznesmenë janë në listën e 380 njerëzve afarist nga Turqia pas të cilëve javën e kaluar ishte shpallur urdhër arrest nën akuzën se e kanë financuar lëvizjen e Gjylenit.
Nën akuzë për lidhshmëri me lëvizjen e Gjylenit autoritetet turke pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet arrestuan ose pushuan nga puna disa dhjetëra mijë persona, që shumë organizata për të drejta të njeriut e vlerësuan si “pastrim” të kundërshtarëve.