Bexheti: Lufta kundër korrupsionit në Maqedoni, inkurajuese

Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti sot u drejtua në hapjen e Konferencës vjetore për vlerësim të programit shtetëror për prevenimine korrupsionit me Planin aksionar 2011-2015. 

Bexheti theksoi se në pjesën e aktivitetit normativ, Ministria e Drejtësisë, duke i pasurparasysh rekomandimet e organizatave ndërkombëtare, vazhdimisht punon në mbindërtimin e kornizës juridike antikorruptive. 

Sipas tij, Maqedonia në masë të madhe i kënaqë nevojat e Konventës ndëshkuese për korrupsion. Ai mes tjerash potencoi funksionimin e suksesshëm të Trupit ndërresorësh për koordinim të aktiviteteve kundër korrupsionit.

 Në Raportin e Transparency Iternational për indeksin e perceptimit për korrupsionin në vitin 2011-të, me të cilin janë përfshirë 183 vende, ministri Bexheti tha se Republika e Maqedonisë vëren rënie të lehtë të indeksit për 0,2 poenë indeksi, me çka e zë pozitë e 69-të, ndërsa në vitin 2013 sic tha, “e përmirëson pozitën për një poen indeksi, gjegjësisht për dy pozita, kështu që, duke krahasuar me vendet e rajonit, Republika e Maqedonisë është më mirë e ranguar nga Romania, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Bullgaria, Greqia, Shqipëria dhe Kosova”. 

Bexheti shtoi se inkurajuese janë rezultatet nga hulumtimi i Barometrit Global i Korrupsionit 2013 të Transparency Interational, sipas të cilave 82% nga qytetarët e anketuar të Maqedonisë kanë deklaruar se do të kishin paraqitur raste të korrupsionit edhe atë prej të cilëve54% kishin paraqitur para trupave shtetëror për luftimin e korrupsionit ose përmes linjës telefonike për paraqitjen e rasteve të korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button