Iljaz Halimi kandidat i PDSH-së për president

Iljaz Halimi është kandidati presidencial i PDSH-së, këtë e kumtoi në konferencë për media para pak minutash vetë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.   

Halimi do të jetë kandidati i vetëm shqiptarë në zgjedhjet presidenciale, pasi PDSH-ja para dy ditësh morri vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale.

Sipas Thaçit Halimi do të marrë shumicën e votave nga shqiptarët e Maqedonisë. 

Thaçi tha se do të kushtëzoja partitë maqedonase për të drejtat e shqiptarëve.

 Ndërsa Halimi tha se qëllimi imë është që edhe shqiptarët të kenë kandidatin e tyre dhe nëpërmjet këtyre zgjedhjeve të dinë të kërkojnë të drejtat e tyre.

Ai tha se neve na duhet mbështetje dhe ne nuk kemi asnjë dyshim në këtë.    Për kandidaturën e tij duhet të mblidhen 10.000 nënshkrime deri më 3 mars. 

Lidhur me kandidatin për zgjedhjet presidenciale, Kryetari Menduh Thaci, deklaroi:  

“Pata mundësinë të konsultoj strukturën e partisë dhe shumë njerëz të tjerë që ja duan të mirën çështjes shqiptare. Të gjithë ramë dakord se profesor Ijazi është momentalisht kandidati më i mirë që mund ta kenë shqiptarët. Për mua kjo çështje ka të bëjë pak edhe me emocione, për shkak se profesor Iljazin e kam pasur pedagog dhe profesor në shkollë të mesme që në vitet 1983. Atëherë kam qenë shumë krenar që kam mund ta kem mësues, profesor dhe pedagog profesor Iljazin. Sot bile jam pak më shumë krenar që profesor Iljazi nëpërmjet mbështetjes time si kryetar i PDSH dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, besoj edhe gjithë shqiptarëve, do të arrij që në këtë garë t’i bind edhe ata shqiptarë që janë më skeptikë se ne shqiptarët e Maqedonisë jetojmë në tokat tona, i duam të drejtat tona dhe nuk lejojmë që të drejtat tona të bëhen pjese e pazareve jo-dinjitoze të strukturave tjera politike”. 

Në pyetjen gazetareske se a mund kandidati i PDSH-së të hyjë në raundin e dytë, Kryetari deklaroi:

“Pa dyshim. Përveç aspektit moral dhe kombëtar ne e kemi analizuar edhe një aspekt tjetër që është tekniko strategjik. Politika pa strategji është një letër e shkruar. Ma merr mendja, kam besim të plotë se ne do të arrijmë bashkë me partinë, me profesor Iljazin dhe me gjithë shqiptarët që ti grumbullojmë votat e gjithë shqiptarëve, t’i mobilizojmë të gjithë, se është shumë e rëndësishme për shqiptarët. Po të arrijmë ta bëjmë këtë, kandidati ynë mund të arrije të ketë minimum 350 000 mijë vota”, deklaroi Thaci.

“Në këtë situatë gjërat janë shumë të qarta, favorit në këto zgjedhje është kandidati i partisë qeveritare VMRO-DPMNE-së, Ivanov. Dhe në rast se kjo strategji e jona realizohet, në raundin e dytë hynë z.Ivanonv si kandidat i VMRO-së dhe profesor Iljaz Halimi si kandidat i PDSH-së, unë u premtoj shqiptarëve se atëherë do të shohin se si arrihet konsensus i vërtetë, se si detyrohet partneri maqedonas që ti realizojë çështjet për të cilat shqiptarët ka mbi 20 vjet  që luftojnë”, tha Menduh Thaci.

Lajme të ngjashme

Back to top button