Tetovë, “Kalliri Mirësisë” shpërndau veshmbathje për fëmijët

Shoqata Humanitare Kalliri i mirësisë sot ka bërë shpërndarjen e pakove me tesha në shkollat fillore të komunës së Tetovës.

Ky projekt është pjesë e fushatës ndërkombëtare, të cilin e ndërmori Princi i Dubait pranë Emirateve të Bashkuara Arabe Muhamed Bin Rashid Al Maktum, fushatë kjo e cila synon të bëjë ndarjen e veshmbathjes  për 1,000.000 fëmijë të varfër në gjithë botën. 

Në komunë  e Tetovës në mënyrë zyrtare teshat janë shpërndarë në shkollën fillore “Përparimi” në Reçicë të Madhe  ku ka marrë pjesë edhe kryetarja  e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Po ashtu, organizata para disa ditëve bëri edhe shpërndarjen e veshmbathjeve për mbi 200 jetimë të cilët janë të regjistruar pranë Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë”.

Vlen të përmendet se ky projekt do të vazhdojë të realizohet ditëve të ardhshme edhe ne komuna tjera të  Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button