Misteri që fshihet brenda shkëmbit Majishan në Kinë (FOTO)
Besohet se historia e kompleksit daton rreth vitit 400, kur Budizmi kishte nisur të përhapet nga India në Kinë. Gjatë kësaj periudhe kishte filluar tradita e ndërtimit të faltoreve në shpella, e cila përmes Rrugës së Mendafshit shumë shpejt kishte arritur edhe deri në qendër të Kinës.
Ende nuk dihet sigurt se si është ndërtuar ky kompleks dhe si ka qenë i organizuar komuniteti i parë. Pothuajse të gjitha statujat janë të punuara nga argjila të cilës i është shtuar një material që është përdorur për lidhjen e masës në një tërësi, ndërsa vetëm disa prej tyre janë të punuara prej guri.
Ende mbetet mister se ku janë punuar, si janë punuar dhe si janë vendosur në shkëmb këto statuja mahnitëse. /Ngjyra.com