Adriano nuk e harron Italinë

I rikthyer në fushë pas dy vjetësh mungese, sulmuesi Adriano nuk e përjashton rikthimin e tij në futbollin italian.

Futbollisti brazilian, ish anëtar i Interit, Fiorentinës, Parmës e Romës në Serie A, është duke u paraqitur për skuadrën braziliane Atletico Paranaense.

Por, gjatë një interviste për një televizion brazilian, Adriano nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Kampionatin italian.

“Rikthimi në Itali? Tani për tani më duhet të rikuperohem këtu. Por, Italia gjithmonë ka qenë shtëpia ime e dytë andaj nuk mund të përjashtoj asnjë mundësi sepse në futboll nuk i dihet kurrë se çka mund të ndodh në të ardhmen”, deklaroi Adriano.

Lajme të ngjashme

Back to top button