Temperaturat e ulëta, një tjetër i pastrehë humb jetën në Sarandë

Një tjetër person endacak ka humbur jetën nga temperaturat e ulëta në Sarandë.

Leonard Beqiri, 54 vjeçar është viktima e dytë, pas rastit të Durrësit.

Ai u gjet i pajetë në kushte të mjerueshme në një banesë të braktisur në lagjen nr.2. Mësohet se vdekja e endacakut u shkaktua nga i ftohti dhe kequshqyerja. “Rreth orës 11:45, në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë një shtetas. Shtetasi me gjeneralitetet L.B., rreth 53 vjeç, banues në lagjen nr.1 Sarandë, ishte dërguar në Spital nga Patrulla e Policisë më datë 07.01.2017.

Nga hetimet paraprake të Policisë, ka rezultuar se ky shtetas ishte përdorues i pijeve alkoolike. Gjithashtu, sipas mjekëve, vdekja ka ardhur për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan gazeta Shekulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button