Qeveria e Kosovës, pagat rriten 25 %

Sipas burimeve brenda qeverisë së Kosovës, të cilat i ka siguruar Publiku.net., rritja e pagave nuk do të jetë 20 për qind, siç është publikuar tashmë në mediat e Kosovës.

Kjo rritje do të jetë më e lartë. Ajo nuk do të jetë në kërkesat që kanë kërkuar disa përfaqësues të sindikatave të Kosovës, e as siç ka rrjedhur kërcënimet nga disa qarqe të punonjësve të administratës shtetërore të Kosovës.

Sipas burimeve më të larta të qeverisë së Kosovës, rritja e pagave do të jetë në nivel 25 % prej muajit prill 2014.

Në pyetjen e Pybliku.net se përse është fokusuar Qeveria Thaçi te 25 %, përgjigjja ishte shumë tërheqëse dhe tërësisht në pajtim me premtimet që ka dhënë kryeministri i Kosovës, gjatë fushatës të zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Siç dihet, gjatë fushatës lokale, në takimet që Kryeministri Thaçi ka pasur me punonjës të fushave të ndryshme, që paguhen nga buxheti i Kosovës, ka premtuar rritjen 100 për qind të rrogave gjatë mandatit të tretë qeverisës.

Pohimi i më i larë i qeverisë ishte se 25 të rrogave do t’i rrisë në çdo vit qeveritar të mandatit të tretë. Kjo i bie të jetë njëqind për qind në fund të mandatit të tretë.

Mbetet për t’u parë se a do të realizohet 25 përqindëshi i parë si dhe raportet e kësaj rritje me qëndrimet e institucioneve financiare ndërkombëtare. 

Lajme të ngjashme

Back to top button