PD: Qeveria abuzon me pastrimin e rrugëve! ARRSH: Po hetojmë!

PD e opozitës akuzoi qeverinë e kryeministrit socialist Edi Rama se po abuzon me qytetarët e prekur nga moti i keq. Sekretari i përgjithëm i PD deputeti Arben Ristani, në një deklaratë për mediat tha se “Shumica e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, që janë të deputetëve të maxhorancës dhe qeveritarëve, kanë marrë paratë, por këto dy ditë nuk janë shfaqur asnjë minutë, as për të hedhur një lopatë me kripë apo skorje”.

Sipas zotit Ristani në krye të këtij skandali është firma e deputetit Sadri Abazi, regjistruar në emër të nipit, e cila në segmentin Koplik-Bogë-Qafë Thore dhe Koplik-Razem-Hani Hotit-Tamarë-Vermosh, jo vetëm nuk ka nxjerrë asnjë punonjës në rrugë, por s’denjon as t’u hapë telefonin drejtuesve vendorë. Zyrtari i lartë i PD tha gjithashtu se “…disa kompani mirëmbajtjeje të cilat kanë kryer detyrimet e tyre kontraktuale nuk kanë marrë asnjë qindarkë pagese dhe në disa raste, si në aksin Milot-Peshkopi, u janë ndërprerë kontratat pa asnjë kriter dhe ua kanë rilidhur vetëm për një muaj në momentet e nisjes së emergjencës. Sipas zotit Ristani abuzimin në kurriz të qytetarëve në këto ditë të vështira meriton një hetim serioz nga prokuroria, transmeton RTSH.

Ndërkohë Dashamir Xhika, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar bëri të ditur se ky autoritet ka nisur menjeherë hetimet rreth kësaj çështjeje. Por sipas tij “Në çdo aks që kemi shkuar kanë qenë në gatishmëri kontraktorët e firmave të mirëmbajtjes, me borëpastruese dhe sasinë e kripës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button