Ndalesë për qarkullim në rrugën Kumanovë – Shën Nikollë në të dy drejtimet

Në aksin rrugor Kumanovë-Shën Nikollë është vendosur ndalesë për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve në dy drejtime.

Siç njoftoi LAMM, ndalesa për zhvillimin e komunikacionit është vendosur në orën 14:20, sepse në rrugë ka automjete dhe punohet në pastrimin e rrugës.

Pasdite prej orës 15:10 sërish është vendosur ndalesa për lëvizje të automjeteve ngarkuese në kalimin malor Pletvar, përderisa në drejtimin rrugor Kumanovë – Kriva Pallankë komunikacioni po zhvillohet në mënyrë të vështirësuar për shkak të shtresave të grumbulluara të borës.

Në kalimin malor Pletvar dhe drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër ende vlen ndalesa për lëvizje të automjetev të rënda ngarkuese, për shkak të reshjeve të borës janë mbyllur për komunikacion rrugët drejt fshatrave German, Goshincë dhe Aleshevc.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera të vendit po zhvillohet në mënyrë të vështirësuar, në kushte dimërore, nëëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë. pas intervenimit të ekipeve të “Rrugëve të Maqedonisë”.

LAMM rekomandon vozitje jashtëzakonisht të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Nëpër gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan-Mak. Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strrugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button