Publikohet një foto e Ramush Haradinajt nga burgu, shfaqet i qeshur krah një shqiptar

Arrestimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj shkaktoi bujë të madhe dhe shumë reagime nga politikanë, por jo vetëm, shkruan Fax.al, transmeton Portalb.mk.

I burgosuri duke shtrënguar duart me Ramush Haradinaj
I burgosuri duke shtrënguar duart me Ramush Haradinaj

Teksa të gjithë shqiptarët janë mërzitur për ndalimin e ish-komandantit të UÇK-së, është një shqiptar që në fakt është gëzuar disi. Sigurisht, jo për arrestimin e tij, por për faktin se ka pasur kënaqësinë të qëndrojë në të njëjtën qeli me Haradinajn.

Jo vetëm kaq, por shqiptari i dënuar në Francë, ka shfrytëzuar rastin për të bërë një foto me ish-kryeministrin e Kosovës. Në foto, duket Haradinaj i qetë dhe i qeshur, teksa shtrëngon dorën me shqiptarin tjetër të dënuar, me të cilin është shok qelie. Djali e ka shpërndarë foton ku shkruan: Live, në Colmar të Francës. Ju përshëndesim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button