Mourinho deklarohet për përforcimet në mbrojtje

Edhe pse mediat britanike për çdo ditë shkruajnë në lidhje me atë se Manchester United për shkak të lëndimit të Eric Bailly ka në plan të sjell përforcime në mbrojtje, trajneri Jose Mourinho ka mohuar këto pohime, raporton Anadolu Agency (AA).

United dëshiron të sjell Jose Fontea nga Southampton ose Victor Lindelof nga Benfica për të ndihmuar derisa të rikuperohet Bailly.

Megjithatë, Mourinho theksoi se mbështetet në Chris Smalling, Marcos Rojo dhe Phil Jones, derisa në konkurrencë nuk kthehet përfaqësuesi i kombëtares së Bregut të Fildishtë.

“Do të pres Bailly. Shpresoj se tre lojtarët tanë mund të kontrollojnë situatën në tetë ndeshjet e ardhshme. Unë do të përpiqem për të pushuar njërin prej tyre në çdo ndeshje. Ne do të përpiqemi për të bërë një rrotacion të cilësisë në mes të treve. Përveç tyre kemi edhe Daley Blind, mbrojtësi i katërt në rast se ai duhet të luajë patjetër në atë pozitë. Ne kemi poashtu edhe Michael Carrick i cili mund të mbulojë këtë pozitë, dhe do të shohim”, ka thënë trajneri portugez.

Manchester United ka një orar tejet të ngjeshur deri në fund të janarit sepse do të luaj edhe pesë ndeshje. E para sot në ora 13:30 në Old Trafford ku do të presë Reading në xhiron e tretë të FA Kupës, ndeshja në të cilën mbron trofeun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button