Turqi, publikohen vendimet për mbylljen e shoqatave të lidhura me organizatat terroriste

Sipas vendimeve të qeverisë në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi janë mbyllur 83 organizata dhe shoqata të lidhura me organizatat terroriste, të cilat kanë kryer aktivitete të drejtuara kundër sigurisë kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Gazetën Zyrtare të Turqisë janë publikuar tre vendime në të cilat përfshihet mbyllja e shoqatave të lidhura me organizatat terroriste dhe mundësia e hetimeve policore përmes internetit.

Në një nga vendimit thuhet se ekziston mundësia që qytetarët e Turqisë, të cilët brenda tre muajve nuk i përgjigjen kërkesës për t’u kthyer në atdhe për ndonjë hetim të caktuar, mund t’u pezullohet shtetësia.

Në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme nga funksionet janë larguar 2.687 punonjës të strukturave të policisë në Turqi, ndërsa nga Ministria e Drejtësisë dhe institucioneve të lidhura janë shkarkuar 1.699 të punësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button