Berisha i dërgon mesazh Julia Timoshenkos

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili sot u kërkoi deputetëve të Partisë Demokratike të mbajnë një minutë heshtje për vrasjen e protestuesve në Ukrainë, i ka dërguar një mesazh ish-kryeministres, Julia Timoshenko.

Berisha vlerëson qëndresën e Timoshenkos në burg. “Vitet e burgut, torturat, sëmundja dhe mungesa e mjekimit kanë qenë tepër të mundimshme, por Ju, me qëndresën, sakrificat, martirizimin tuaj për së gjalli, u bëtë zëri i ndërgjegjes të kombit tuaj vigan, ukrainasve demokrate dhe liridashës, zëri i ndërgjegjes perëndimore të Ukrainës”, shkruan Berisha.

“Qëndresa juaj epike u bë frymëzim i madh për heronjtë e këtij revolucioni që më sakrificën e tyre sublime përmbysën regjimin despotik dhe rikthyen lirinë e grabitur, dinjitetin e shkelmuar të qytetarëve të Ukrainës, vokacionin dhe të ardhmen e ndritur europiane të vendit tuaj të madh”, përfundon mesazhin ish-kreu i PD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button