Tajlandë, 8 të vdekur nga përmbytjet
Të paktën 8 persona e humbën jetën nga përmbytjet pas reshjeve të dendura të shiut që goditën jugun e Tajlandës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët në Tajlandë konfirmuan se numri i të vdekurve nga përmbytjet u rrit në tetë, dhe se përmbytjet goditën të paktën 150 mijë banorë.
Në raportin e Drejtorisë shtetërore për menaxhim me kriza thuhet se për shkak të përmbytjeve janë shkaktuar dëme të mëdha në të paktën 13 qytete.
Televizioni shtetëror i Tajlandës MCOT njoftoi se në mesin e të vdekurve gjenden edhe dy persona trupat e të cilëve u nxorrën nga automjetet e bllokuar nën ujë.
Përmbytjet kanë shkaktuar kaos në trafik ndërsa në disa zona janë anuluar linjat e autobusëve dhe të trenit.
Në ishullin Samui, i cili është një nga destinacionet turistike më të vizituara në vend, për shkak të përmbytjeve janë anuluar disa fluturime.