Të shtëna në Tajlandë, 34 të vrarë në një qendër parashkollore

34 persona janë vrarë nga të shtënat masive në një qendër parashkollore në një provincë verilindore të Tajlandës, informon The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesi ka vrarë veten dhe familjen e tij.

Të shtënat kanë ndodhur pasdite, sipas orës lokale, derisa fëmijët në qendër kanë qenë duke fjetur.

Mediat lokale kanë raportuar se të shtënat kanë ndodhur në rrethin e Na Klang në provincën Nong Bua Lamphu.

Kryefshatari, Chanpen Dechpok tha për Guardian se fëmijët në qendër kanë qenë të moshës së çerdhes, por nuk mund të konfirmojë për numrin e viktimave.

Policia ka thënë se numri i viktimave është 31 dhe në mesin e tyre ka fëmijë dhe të rritur. Sulmuesi ka qenë një ish oficer policie.

Shkalla e posedimit të armëve në Tajlandë është e lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit, por shifrat zyrtare nuk përfshijnë numër të madh të armëve të paligjshme, pasi shumica e tyre janë sjellë përtej kufijve ndër vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button