LSDM: Dënojmë dhunën, po vijnë ditë të organizimit të lirë sindikal

LSDM informon se e dënon dhunën gjatë incidentit që ndodhi në ndërtesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), ku ka edhe të lënduar.

“Janë të palejueshme pezullime joligjore të vendimeve të LSM-së, si dhe hyrja e personave që nuk janë anëtarë të Sindikatës vetëm me qëllim për të shkaktuar provokime dhe shtypje për sjelljen e vendimeve të reja. Janë të palejueshme sulmet e dhunshme ndaj të punësuarve në Sindikatë, të përfaqësuese të ministrive dhe organeve kompetente, që bëhen nga ana e VMRO-DPMNE-së edhe në ditët e tyre të fundit. Ekzekutivi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e organizimeve sindikale! Qytetarëve u nevojitet organizim I fuqishëm sindikal dhe mundësi për funksionim të tij pa presione partiake dhe sjellja e vendimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, e jo të pushtetit. Qytetarët do të kenë mundësi që të organizohen lirshëm dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre pa ndikimin e askujt. Për këtë është e nevojshme Qeveri e re e përgjegjshme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë e cila do të sigurojë respektimin e të drejtave dhe obligimeve ndaj qytetarëve, të garantuara me Kushtetutë dhe ligje. Po vijnë ditë të organizimit të lirë sindikal dhe jetë me dinjitet për të gjithë qytetarët në Maqedoni”- thuhet reagimin nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button