Komiteti Drejtues për Kriza: Gjendja në terren është stabile

 Gjendja në Maqedoni me motin e ligë të shkaktuar nga kushtet e pavolitshme metereologjike, sipas vlerësimeve të shërbimeve kompetente do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa në përgjithësi është i qëndrueshëm me sfida që janë në dukje dhe ende janë aktuale mundësitë për zhvillim negativ të ngjarjeve.

Ky është vlerësimi kryesor i seancës së sotme të Komitetit Drejtues për Kriza ku zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev tha se shërbimet kompetente bëjnë gjithçka që të tejkalohen sfidat me të cilat po përballemi.

Ai iu falënderua qytetarëve për mbështetjen  ndaj udhëzimeve të dhëna për ballafaqim më të lehtë me pasojat nga moti i lig dhe kërkoi të vazhdojë trendi pozitiv në sjelljen e tyre dhe pranimin e rekomandimeve dhe shprehjen e madhe të vetëdijes qytetare, të cilën, siç tha, ndihmuan shumë seriozisht në tejkalimin e sfidave.

Ai shtoi se institucionet mbesin të gatshëm në çdo moment të veprojnë edhe në çdo pjesë të terrenit dhe të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të reduktohen rreziqet në minimum dhe pasojat të tejkalohen në një periudhë sa më shpejtë kohore.

Nadica Vëçkova nga Qendra për Menaxhim me Kriza tha se rrugët magjistrale në vend edhe në pjesë e madhe të atyre ato rajonale janë të kalueshme në kushte dimri.

Udhëhqësja e Shërbimit të Ndihmës së shpejtë Aneta Dimovska theksoi se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka pasur 149.

Atanas Kovaçevski nga EVN theksoi se sistemi shpërndarës në përgjithësi është stabil, në nivel të lartë të tensionit nuk ka kurrfarë problemesh, ndërsa në atë të tensionit të ulët ka probleme më të vogla në mjediset rurale.

Ai u bëri apel qytetarëve në mënyrë racionale ta shfrytëzojnë energjinë elektrike dhe të mos i kyçin në tension shpenzuesit më të mëdhenj menjëherë që të evitohet rënia e sistemit./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button