Maqedoni, moti i ftohtë me temperatura nën zero do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme

Mot i ftohtë me temperatura të mëngjesit nën zero dhe deri në -22 gradë Celsius na presin deri në javën e ardhshme të enjten.

Sipas DPHM-së nesër temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -19 deri në -8 gradë Celsius, të dielën prej – 22 deri në -10 gradë Celsius, të hënën prej -19 deri në -7 gradë Celsius, të martën -17 deri në -7 gradë Celsius, të mërkurën -16 deri në -5 gradë Celsius dhe të enjten prej -13 deri në -3 gradë Celsius. Temperaturat e ditës deri të martën do të jenë në negativë dhe do të lëvizin nesër prej -11 deri në -6 gradë Celsius, prej -11 deri në – 5 të dielën, -10 deri në -3 të hënën dhe -7 deri në -1 të martën. Të mërkurën temperatura maksimale do të lëvizë prej -4 deri në 2 dhe të enjten prej 0 deri në 6 gradë Celsius.

Moti në ditët në vijim do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe shumë ftohtë me kushte për borë të dobët lokale. Nesër do të fryjë erë veriore e përforcuar.

Moti sot do të jetë me vranësira dhe ftohtë me të reshura të përkohshme të borës me intensitet më të dobët, veçanërisht paradite. Do të fryjë erë veriore e përforcuar, për shkak të së cilës është e mundur paraqitje e pirgut të borës, temperatura maksimale do të jetë në interval prej -10 deri në -2 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button