Çështja e emrit të Maqedonisë, Koxias do të takohet me Nimicin

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias me rastin e raundit të bisedimeve të reja në Gjenevë të Zvicrës për çështjen e Qipros, në selinë e Organizatës së Kombeve të bashkuara, në Nju Jork, është takuar me sekretarin e ri të përgjithshëm të, Antonio Guteresh, njofton Portalb.

Burimet diplomatike greke për “Kanal 4” brifojnë se çështja e Qipros është arsyeja e takimit Koxias-Guteresh dhe se ajo do të jetë tema kryesore, duke pasur parasysh kujdesin e Athinës që në këtë periudhë është e përkushtuar në bisedimet për Qipron.

Në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë dhe marrëdhënieve mes Shkupit dhe Athinës, pritet që të bisedohet në takimin e Koxiasit me Nimicin. Detaje shtesë nga Athina nuk zbulojnë.

Ky është takimi i dytë i shefit të diplomacisë greke me mediatorin për më pak se 9 muaj. Në prill të vitit të kaluar Koxias dhe Nimic u takuan në Luksemburg, kur ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë e informoi përfaqësuesin special të OKB-së për mendimet rreth qeverisë greke dhe përparimin në masat për ndërtimin e besimit. Atëherë MPJ greke shkurt deklaroi se Nimic, nga pala e tij, e ka njoftuar Koxiasin për aktivitetet dhe bisedimet që i ka pasur në korniza të mandatit të tij.

“Katimerini”, muajin e kaluar, shkruajti se Nimic do që prej në fillim të nisin bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe është i gatshëm që t’i vizitojë Shkupin dhe Athinën, pasi që te ne të formohet qeveria e re. Sipas gazetës greke, ai do ta kishte vizituar fillimisht Shkupin që t’i dëgjojë qëllimet e Qeverisë së re, ndërkaq më pas do të kishte udhëtuar në Athinë dhe pasi të merr fotografi të plotë, më vonë do të kishte dalë me mendime ose propozime konkrete. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button