Sulmohet fizikisht u.d. i kryetari i LSM-së Darko Dimovski

Ushtruesi i detyrës (u.d.)i kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski dhe disa punëtorë dhe anëtarët të LSM-së mbrëmë rreth orës 5 janë sulmuar fizikisht nga ana e personave të ish kryetarit Zhivko Mitrevski, njoftojnë nga Sindikata, transmeton Portalb.

Dimovski pas sulmit fizik dhe kontrolleve në Spitalin e Qytetit është ndalur për mjekim në Traumatologji. Për momentin në ndërtesën e Sindikatës nuk mundet askush të hyjë, pasi që Mitrevski dhe personat e tij nuk lëshojnë askënd.

“Kjo është dhunë përtej të gjitha ligjeve dhe ashtu siç shihet është se Mitrevski e ka shpinën e fortë pasi që sillet kështu”, tha Pece Grujovski, nga degat e Sindikatave. Personat e Mitrevskit madje, sipas dëshmitarëve okularë, e kanë shtyrë edhe policinë e cila ka qenë e pranishme.

Përndryshe, përfaqësuesit e katër degëve të Sindikatave të cilët janë të përjashtuar, dje kanë ardhur nga e tërë Maqedonia dhe mbrëmjen e kanë kaluar përpara LSM-së me qëllim që të parandalojnë që kryetari i shkarkuar i LSDM-së, Zhivko Mitrevski, t’i shpërngulë nga atje.

Nga Sindikata thonë se ata kanë dorëzuar padi deri te Gjykata Administrative pasi që Regjistri Qendror refuzon që ta nënshkruaj udhëheqësinë e re të LSM-së. Dje edhe Ministria e Politikës dhe Punës Sociale deklaroi se e ka pezulluar vendimin me të cilin kryetari Zhivko Mitrevski është shkarkuar nga funskioni.

Përndryshe, në fund të dhjetorit të vitit 2016, katër degë të sindikatës nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë janë përjashtuar nga anëtarësimi në seancën e Këshillit të LSM.

Për katër sindikata, vendimi nuk është statutuar sepse në seancë kanë marrë pjesë 21 këshilltarë, ndërsa për të kanë votuar 15 nga gjithsej 52, ndërsa për kryetarin e LSM, Zhivko Mitrevski, gjithçka është konform Statutit dhe vendimi është marrë me shumicë votash, transmeton Portalb.

Nga këto katër sindikata theksojnë se e kanë të ndaluar hyrjen në ndërtesën e LSM edhe pse i kanë shlyer të gjitha detyrimet ndaj Sindikatës. Thonë se rregullisht e paguajnë edhe anëtarësinë në LSM.

Ata i kanë ftuar kryetarët e 13 degëve të sindikatës, për të cilët Mitrevski pohon se ka mbështetje, publikisht të thonë pse e mbështesin.

Katër sindikatat, siç theksoi Mitrevski janë përjashtuar nga LSM-ja për shkak të, siç tha, falsifikimit të dokumenteve, keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shkeljes së Statutit dhe mospagesës së anëtarësisë ndaj LSM-së.

Ai shtoi se me vendimet për përjashtim nuk u ndërpritet detyrimi katër sindikatave që t’i shlyejnë detyrimet ndaj LSM dhe se nuk mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e deritanishme të LSM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button