Presidenti i Bayern-it paralajmëron lojtarët: Mësoni gjermanishten

Presidenti i Bayern Mynihut Uli Hoeness deklaroi se do të vendos rregulla të reja në dhomën e zhveshjes të bavarezëve, ku lojtarët doemos duhet të mësojnë dhe të komunikojnë në gjuhën gjermane.

Siç shkruajnë mediat gjermane, lojtarët të cilët nuk do të mësojnë gjermanisht ose të flasin në këtë gjuhë me kolegët e tyre do të gjobiten.

“Gjuha kryesore në dhomat e zhveshjes duhet të jetë gjermanishtja, ndryshe do të formohen grupe të vogla. Është gjë e keqe kur nuk mund të merrni pjesë në biseda. Nëse dëshironi të përshtateni në klub, doemos duhet të mësoni gjermanishten. Nëse këtë nuk e dëshironi, atëherë klubit i dëshmoni se atë e shikoni si njëfarë trampolinë”, tha Hoeness.

Ai theksoi se nevojitet t’i kushtohet kujdes komunikimit mes lojtarëve të klubit. “Më nuk do të mjaftojë të flitet vetëm frëngjisht dhe portugalisht. Kur Ribery erdhi në Bayern klubin e shihte si një trampolinë kërcimi. Por më pas e kuptoi se sa Bayern-i është i rëndësishëm, prandaj mësoi gjuhën gjermane. Kjo duhet të bëhet rregull. Nëse lojtarët nuk dëshirojnë të mësojnë gjuhën, do të gjobiten. Kjo është mënyra më e lehtë që t’i motivojmë të mësojnë”, tha Hoeness.

Mediat gjermane shkruajnë se komentet e tij kanë të bëjnë për disa lojtarë të Bayern-it të cilët nuk mund të komunikojnë në gjuhën gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button