Rrihet dhe vidhet një 18 vjeçar në Kumanovë
18 vjeçari B.K. nga Kumanova ka paraqitur se derisa është shëtitur në shëtitoren e Kumanovës, personi A.D., të cilin e ka njohur edhe më parë, i ka kërkuar që t’i jep para për lap-top, njofton Portalb.
Por, pasi që B.K. i ka thënë që nuk i ka borxh para për lap-top. A.D. e ka goditur disa herë me shuplaka në fytyrë, e ka kapur për xhaketë dhe e ka tërhequr duke e rrëzuar për toke. I njëjti ia ka marrë xhaketën, ku ka pasur telefon mobil dhe mbushës për telefonin dhe ka ikur. /Portalb