Pas zgjedhjeve do të dënohen ose shpërblehen profesorët

Profesorët të cilën nuk kanë notuar drejtë do të dënohen kurse ata që kanë vlerësuar drejt do të shpërblehen, kështu tha kohë më parë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.

Zëdhënësi i MASH-it , Goran Galevski bën të ditur se tani për tani nuk do të merren masa për profesorët edhe pse rezultatet e testimit ekster tani më janë publikuar kohë më parë.

“Ne rezultatet i kemi dhe do t’i shqyrtojmë se cilët profesor do të ndëshkohen dhe cilët do të shpërblehen”, tha për Portalb, Galevski.

Ai shtoi se masat kundrejt profesorëve do të shqiptohen pas zgjedhjeve.

“Kemi marrë vendim që masat për punën e profesorëve do të shqiptohen pas zgjedhjeve presidenciale në vend, kurse deri në atë kohë, nuk do të bëjmë publik emrat e profesorëve të ndëshkuar dhe shpërblyer”, shtoi Galevski.

Sipas tij shpërblimi dhe dënimi i profesorëve është 15 për qind nga paga momentale.

Sa i përket testimit të nxënësve shqiptarë, kishte mjaft ankesa se testi kishte gabime në përkthim dhe pyetje jashtë plan programit, por megjithatë jo gjitha ankesat u morën parasysh.

Ndërkaq duke u bazuar në rezultatet e testimit ekstern, asnjë nga shkollat shqipe në vend nuk u radhit në pesë më të suksesshmet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button