Netanyahu mbështet faljen e ushtarit që vrau palestinezin!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu të mërkurën bëri thirrje në faljen e ushtarit izraelit të cilin gjykata ushtarake e shpalli fajtor për vrasjen e një palestinezi të plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreshteri izraelit Elor Azaria (18) qëlloi në kokë palestinezin e plagosur Abdul-Fattah Sharif. Netanyahu porositi se mbështet faljen e ushtarit izraelit.

“Kjo është një ditë e vështirë dhe e dhimbshme, fillimisht dhe para se gjithash për Elor-in, familjen e tij, ushtarët izraelitë, shumë qytetarë dhe prindërit e ushtarit, në mesin e tyre edhe për mua…mbështes faljen e Elor Azaria”, shkroi Netanyahu në mediat sociale.

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin, i cili ka autorizime që të falë të dënuarit në këtë vend, deklaroi se do të pres përfundimin e procesit gjyqësor para se të marrë një vendim përfundimtar.

Ushtari në fjalë, sipas ligjit izraelit, mund të dënohet me 20 vite burg, ndërsa mbrojtja e tij tashmë paralajmëroi ankesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button