Nura: Ndalimi i Haradinajt lidhet me dialogun Kosovë-Serbi

Zyrtarja e AAK-së, regjisorja Elmaze Nura, po thotë se ndalimi i Ramush Haradinajt, është me prapavijë politike dhe lidhet me dialogun Kosovë-Serbi.Sipas saj, ky ndalim nuk është i pari dhe me gjasë as i fundit dhe tregon se dialogu në Bruksel nuk po sjellë rezultatet e pritura.

Reagimi i plotë i saj:

Ndalimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze në bazë të një fletëarresti të Serbisë, është i pabazë, I padrejtë dhe mund te kete edhe prapavijë politike, në prag të zhvillimeve të reja sa I përket dialogut Kosovë-Serbi. Ky ndalim, që nuk është as I pari, e me gjasë as I fundit për shtetasit kosovarë, tregon se gjithë këto vite dialog në Bruksel, nuk kanë sjellë rezultatet e pritura.

Haradinaj është gjykuar dy herë nga Tribunali Ndërkombëtar I Hagës për krime lufte dhe ka dalë I pafajshëm. Franca dhe anëtarët e tjerë të BE-së, që janë edhe mbështetës të pavarësisë së Kosovës, duhet të japin një shpjegim se pse një fletëarrest serb, ka vlerë më tepër se dy aktgjykime të gjykatës së OKB-së.

Mendoj se Bashkimi Evropian, do të duhej ta qartësonte cështjen e fletëarresteve serbe, që qarkullojnë në zyrat e Interpolit prej vitesh, por nuk kanë bazë.

Autoritetet kosovare duhet të rishikojnë pozicionin e tyre ndaj dialogut me Beogradin, duke kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me sqarimin përfundimtar të fletëarresteve të Serbisë për qytetarët e Kosovës.

Janë fyese këto ndalime që u bëhet herë pas here personaliteteve kosovare dhe qytetarëve tanë të cilët janë mbajtur edhe me javë e muaj të tërë në burgjet e Serbisë, me këto fletëarreste politike, që nuk kanë të bëjnë asgjë me drejtësinë.

Këto veprime të Serbisë, që po hasin në tolerancën e tepruar evropiane, zbehin besimin e qytetarëve të Kosovës te dialogu I Brukselit dhe e shtojnë pasigurinë e tyre, prandaj duhet të ndërpriten sa më pare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button