Ofendon një muslimane, dënohet 75-vjeçari në Britani

Një 75-vjeçar në Uells të Britanisë së Madhe është dënuar me gjobë për shkak se ka ofenduar një grua muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Irlandezi Bert Fahy, 75 vjeç, më 22 nëntor në qytetin Swansea të Uellsit ka ofenduar një grua muslimane të mbuluar duke i thënë se “duhet të heqë shaminë dhe të kthehet në vendin ku ka ardhur”.

Pas një denoncimi gjykata në këtë qytet ka pranuar dosjen duke e quajtur fajtor 75-vjeçarin, por për shkak të moshës dënimin e tij e ka konvertuar në gjobë, duke e detyruar atë të paguajë 258 sterlina.

Sipas vendimit të gjykatës 75-vjeçari është i detyruar ti paguajë muslimanes nga Polonia dhe 200 sterlina të tjera.

Aliya Mohammed, një punonjës i shoqërisë civile në këtë vend, në një deklaratë për AA, ka thënë se askush nuk mund të përzihet me veshjen apo me besimin e një individi. “Jetojmë në demokraci dhe gratë kanë të drejtë të vishen si të duan. Krimet e urrejtjes prishin indet e shoqërisë sonë dhe për fat të keq është një fenomen në rritje”, ka thënë ai.

Sipas një raporti të publikuar nga Tell Mama, një OJF e mbështetur nga Britania e Madhe, thuhet se në 3.5 vitet e fundit më shumë se 100 xhami dhe institucione islame kanë qenë preh e sulmeve raciste në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button