Stamboll, sulm i ri i armatosur (VIDEO)

Një tjetër sulm i armatosur ka ndodhur në Stamboll të Turqisë. Kësaj radhe në shënjestër ka qenë një restorant, raportohet se nga sulmi i armatosur në restorant kanë mbetur disa persona të plagosur.

Një sulm i ri me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në një restorant të Stambollit, në Turqi.

Sipas informacioneve që përcjell ‘hurriyet.com’, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën ‘Balat’.
Raportohet se dy persona që ishin në një automjet kanë qëlluar në drejtim të restorantit. Për pasojë plumbat kanë prekur një grua dhe një burrë. Menjëherë pas kësaj atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Ndërkohë, dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button