Sulmi terrorist në Kayseri të Turqisë, arrestohen 4 persona

Në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist të ndodhur në qytetin Kayseri të Turqisë, ku humbën jetën 14 ushtarë, janë arrestuar sot në qytetin Adana 4 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e antiterrorit në Adana kanë konstatuar se mjeti i cili është përdorur në këtë sulm për autobombë është ngarkuar në qytezën Imamoğlu të Adana-s.

Në këtë kuadër policia e Adana-s ka ndërmarrë një operacion ku ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave.

Në bazë të hetimeve thuhet se terroristi që ka kryer sulmin ka ardhur nga rrethinat e qytezës Lice të Diyarbakirit

Në sulmin e ndodhur më 17 dhjetor 2016 në Kayseri, 14 ushtarë humbën jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button