Këngëtarja shqiptare tregon fiksimin me peshën, si ia del të mos shëndoshet duke ngrënë gjithçka

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura të brezit të dikurshëm, por, edhe pse është larguar nga jeta aktive artistike në Shqipëri, në pamje mbetet e njëjta. Lindita Theodhori ka treguar në emisionin Top Show ku ka qenë e ftuar që është e kujdesshme për pamjen dhe megjithëse, nuk ushtrohet njëlloj si dikur, ha në sasi të vogla, për të mos shtuar në peshë.

“Nuk mendoj që ka receta. Megjithatë unë kam mënyrën time. Ha nga të gjitha, por ha nga pak. Ndonjëherë ha tre, ndonjëherë katër, ndonjëherë pesë vakte, por në sasi të vogël. Po të hash në pjatën e mezesë, sado ta mbushësh me makarona, nuk të bën dëm… Mua, pula më pëlqen ta ha me lëkurë dhe ashtu e ha. Më mirë ha një kofshë me lëkurë, sesa gjysmë pule pa lëkurë”, ka thënë Lindita Theodhori duke treguar edhe që ka ngrënë disa copa bakllavaje deri tani.

Ajo ka treguar gjithashtu që peshohet në mëngjes dhe në darkë.

Është një fiksim i vjetër që e ndihmon të mbajë peshën nën kontroll, edhe pse shumë njerëzve që e dëgjojnë u duket e çuditshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button