Karakteristika personale ndaj të cilave asnjë mashkull nuk mund të rezistojë

Kur thuhet se një femër është e bukur, nuk mendohet vetëm për vijat në fytyrën e saj dhe ngjyrën e syve. Energjinë të cilën një femër e mbart në vete është shumë më tërheqëse për meshkujt se sa, për shembull, buzët e bukura ose këmbët e gjatë. Bukuria është diçka më shumë se sa pamja fizike.

#Një femër definohet nga pasioni i saj, jo vetëm nga pamja
Femra e cila i menaxhon siç duhet pasionet dhe qëllimet e jetës së saj është shumë më tërheqëse se secila bukuroshe me vija të përkryera në fytyrë.

#Ajo nuk e “kërkon” vëmendjen e të tjerëve
Bukuria e një femre shihet në atë se nuk mundohet të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo ka vetëbesim dhe modeste, gjë që lë përshtypjen e misteriozitetit dhe me vetë këtë tërheq vëmendjen e meshkujve më shumë se sa me ndonjë gjest të qëllimshëm.

#Ajo din si të komunikojë
Fjalët e menduara të femrave inteligjente mund të jenë një afrodiziak i vërtetë. Një femër e cila din të komunikojë, e cila është natyrale dhe spontane është ëndërr e çdo mashkulli.

#Ajo është e pavarur
Femra e cila qëndron fortë në këmbët e saj dhe nuk ka nevojë për mendimin e të tjerëve për atë se a është e vlefshme apo jo, është shembull i një femre me vetëbesim. Vetëbesimi është çelësi i tërheqjes. Asaj i duhet dashuri dhe jo një mashkull i cili do të fshihet.

#Ajo kujdeset edhe për të tjerët, jo vetëm për veten e saj
A ka diçka më të keqe se sa egoizmi? Bukuria fshihet në përkujdesjen për të tjerët, madje më shumë se sa për veten.

#Ajo është e hapur
Femra tërheqëse nuk është e kufizuar. Ajo është e hapur për ide të reja, njerëz dhe vende. Bukuria e saj shihet në guximin dhe mendjen e saj të hapur.

#Ajo ka shpirt të pastër
Femra e bukur i tërheq të tjerët me shpirtin dhe zemrën e saj e jo vetëm me bukurinë e flokëve dhe parfemin e mirë. Ajo të cilën ajo e mbart në vete do ta tërheqë çdo mashkull dhe do ta detyrojë të qëndrojë afër saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button