Nikoliq paralajmëron vizitë në Shtërpcë për Krishtlindjet ortodokse

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se të premten do të qëndrojë në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

“Nikoliq do të marrë pjesë në kremtimin e ditës së Krishtlindjeve në Shtërpcë”, është bërë e ditur nga zyra për informimin e presidentit serb, raporton Koha.net.

Presidenti i Serbisë, për herë të fundit ka qëndruar në Kosovë, në Gazimestan për festën e Vidovdanit më 2014.

Ndërkaq, Koha.net ka provuar që të kontaktojë me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës në lidhje me këtë vizitë të paralajmëruar nga kreu i shtetit serb për të marrë një përgjigje nëse kjo vizitë është lajmëruar tek organet kompetente dhe si rrjedhojë i është lëshuar apo jo leja, por edhe pas disa tentimesh, zyrtarë të MPJ-së nuk i janë përgjigjur kërkesës sonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button