Lajme të mira për nënat që lindin pas moshës 35-vjeçare

Të vendosësh për të patur një fëmijë, nuk është e lehtë dhe në çfarëdo moshe që nëna të jetë, shtatzënia ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Por ajo që kemi ditur deri më sot, është se në përgjithësi nënat që lindin pas moshës 35 vjeç, kanë më shumë rrizqe se sa nënat që lindin  më herët.

Megjithatë duket se e gjitha kjo teori hidhet poshtë sipas studimeve të fundit. Gratë në moshën 30-40 vjeç ndihen më të sigurta dhe më të vendosura dhe kjo bën që ta përjetojnë shtatzëninë në mënyrë më natyrale.

Një studim i kryer në Universitetin e Kalifornisë ka treguar se lindja pas moshës 35, përmirëson ndjeshëm aftësinë mendore të nënës dhe rrit jetëgjatësinë e saj. Kërkimet testuan disa gra që kishin patur lindjen e tyrë të parë në moshën 15-24 vjeç dhe gratë që kishin lindjet e tyre të para pas moshës 35 vjeç. Përfundimet ishin se nënat që kanë lindur pas të 35-tave kishin kujtesë më të mirë, përqendrim dhe vëmndje. Kjo shpjegohet me faktin se gjatë shtatzënisë trupi prodhon hormone të shumta të estrogjenit dhe progesteronit të cilat ndikojnë pozitivisht në kiminë e trurit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button