Menduh Thaçi në takime të shpeshta me Sasho Mijallkov

Kohëve të fundit janë shpeshtuar takimet e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi me drejtorin e agjencisë së zbulimit dhe kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, bën të ditur portali Libertas.
Dje ata dy janë parë duke drekuar në restorantin e biznesmenit Orce Kamçev “Sushiko” në Shkup. Mijallkov ka hyrë nga dera e pasme, transmeton po i njëjti burim.

Para disa ditëve Thaci dhe Mijallkov janë takuar në kafenenë Intermeco po ashtu në Shkup. 
Sipas Libertas, bojkoti i PDSH-së për zgjedhjet presidenciale ka bërë që VMRO – DPMNE të ketë interes nga kjo parti.

Jo zyrtarisht, nëse Menduh Thaçi i ndihmon VMRO-së në zgjedhjet presidenciale, partia maqedonase në pushtet do i ndihmojë PDSH-së në zgjedhjet e mundshme parlamentare, me çka mund të bëhet në të ardhmen edhe pjesë e pushtetit. Këtë gjë e di edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, por ai nuk i frikohet kësaj.

Në këtë mënyrë arsyetohet ndryshimi i qëndrimit të PDSH-së sot e cila në këto momente mban mbledhje për të zgjedhur kandidat të kësaj partie për zgjedhjet parlamentare. Ndërkaq, deri pak kohë Thaçi shprehej kategorikisht për bojkot. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button