PDSH, fillon gara për zgjedhjen e kandidatit për zgjedhjet presidenciale

Para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore të PDSH-së me degët e partisë, deputeti Orhan Ibrahimi, deklaroi se nga kjo mbledhje pritet që partia  të merret vendimi për të dalë me kandidat presidencial në zgjedhjet e ardhshme.

Deputeti i PDSH-së, Ibrahimi, tha se janë të detyruar që të marrin një vendim të tillë për shkak të politikës hipokrite të BDI-së, e cila sillet herr me LSDM-në dhe herr me VMRO-në.

Gjatë mbledhjes nuk pritet që të zgjidhet kandidati, por do të shqyrtohen emrat e kandidatëve e mundshëm që do të përfaqësojnë PDSH-në në  zgjedhjet presidenciale.

Ibrahimi, tha se pas mbarimit të mbledhjes partia do të njoftoi se cilët do të jenë kandidatët e propozuar përzgjedhjet presidenciale.

Lajme të ngjashme

Back to top button