KSHPK-ja refuzoi të gjitha ankesat e LSDM-së

Të gjitha ankesat e partisë politike LSDM të dorëzuara në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), për punësim dhe ndërtim të objekteve  gjatë kohës së zgjedhjeve, u refuzuan si të pabaza njëzëri nga të gjithë anëtarët e komisionit, të mërkurën, në seancën publike, transmeton Portalb.mk.

LSDM-ja kishte dorëzuar ankesa për shumë institucione ku akuzon Ministrinë për drejtësi se përzgjedh notarë, Postën e Maqedonisë se punëson punonjës të kabinave dhe Teatrin e fëmijëve dhe të rinjve për punësim të aktorëve.

Nga institucionet e përmendura arsyetuan se Ministria e Drejtësisë ende nuk ka sjelle vendim për punësim të notarëve, nga Posta e Maqedonisë theksojnë se kanë pëlqim nga Ministria e financave për punësimet e kërkuara ku mjetet janw siguruar nga buxheti i vitit 2016.

Nga Teatri i fëmijëve dhe të rinjve thonë se dy aktorët për punësimin e të cilëve ka sigurim të mjeteve financiare nga viti paraprak, nuk u punësuan sepse nga mediat kuptuam për ankesën ndaj tyre.

Punësimet janë urgjente ngase kemi zbrazje të vendeve të punës për shkak të shkuarjes së të punësuarve në pension, të vdekjes së tyre dhe ndërprerjes së kontratës të punës nga i punësuari.

Në lidhje me ndërtimet, LSDM kishte ankesë kundër partisë politike VMRO-DPMNE-së për vendosje të themelit të çerdhes për fëmijë në fshatin Zernovcë në kohën e zgjedhjeve, por nga KSHPK-ja e kanë refuzuar ankesën sepse nga komuna i kanë njoftuar se punët ndërtimore kanë filluar por vendosje e themelit nuk është bërë.

Natalia Belçevska nga Valandova ka paraqitur ankesë për punësim në Agjensionin për punësim (AVRM) në qendrën e saj dhe në njësitë rajonale në kohën e zgjedhjeve, por nga AVRM-ja janë shprehur se punësimet janë paraparë me buxhetin e viti 2016 kurse pëlqimi është marrë nga Ministria e financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button