Maqedoni, nesër ftohtë me reshje bore dhe erë të fortë

Ndryshim të konsiderueshëm të motit do të ketë nesër kur për shkak të lëshimit të masës polare të ajrit nga veriu do të ketë reshje të borës, fillimisht në pjesët veriore dhe perëndimore dhe pastaj edhe në pjesët e tjera. Në pjesët jugore fillimisht reshjet do të jenë të shiut dhe pastaj do të kalojnë në borë. Reshje më të mëdha priten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Reshje të borës do të ketë edhe të premten, veçanërisht paradite, por me intensitet të zvogëluar. Gjithkund do të formohet shtresë e borës, në malet edhe deri në 50 centimetra, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në luginën e Shkupit është e mundur shtresa e borës të jetë rreth 10 deri në 15 centimetra.

Prej nesër pasdite deri të shtunën do të fryjë erë e përforcuara, kohë pas kohe veriore, për çka në disa vende do të ketë edhe shtjella bore.

Gjatë fundjavës vranësirat pjesërisht do të zvogëlohen dhe do të jetë shumë ftohtë.

Gjatë ditës më ftohtë pritet të shtunën me temperatura prej -12 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa të dielën temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -22 deri në -10 gradë. Pastaj temperaturat do të jenë në rritje të lehtë.

Komiteti menaxhues për kriza, në lidhje me paralajmërimin nga DPHM për reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta në territorin e Maqedonisë në ditët në vijim, dje solli shumë konkludime dhe rekomandime.

Masat paraprake janë në rast se paraqiten rreziqe të caktuara gjatë furnizimit me energji elektrike, komunikacion, rreziqe për shëndet dhe furnizim me ujë.

Konkludimet dhe rekomandimet nga Komiteti menaxhues me kriza kanë të bëjnë me institucionet kompetente të cilat duhet të jenë në gatishmëri të rritur operative në rast të prishjes së sistemit për furnizim me energji elektrike dhe në komunikacion. Komiteti menaxhues ka sjellë konkludime me të cilat janë imponuar që gjatë ditës së sotme të gjitha komunat në Maqedoni të formojnë shtabe të krizës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button