Reagon Osmani: Akuzat në shqip të PDSH-së i mundësoi BDI

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike Shqiptarë në lidhje me mos respektimin e gjuhës shpie në Qytetin e Shkupit.

“Ata kur na akuzojnë nëpër institucione flasin në shqip, si rezultat i ndryshimeve ligjore që i ka bërë BDI-ja. Ne kemi rezistencë në interpretimin e shqipes, nuk e mohojmë se çdo ditë luftojmë për ta implementuar atë dhe nuk e kemi terrenin e shtruar për ta përdor shqipen.  Fatkeqësia është se PDSH në vend se të na ndihmoj për implementim ata e keqpërdorin atë për përfitimin e pikave politike. “ tha sot Osmani.

Sipas tij, BDI në këtë mandat ka bërë avancime por ende mbetet çështje e papërfunduar.

“Kemi dallime në interpretimin e nenit 5 të Kushtetutës, mes bllokut shqiptar dhe maqedonas ne themi se gjuha shqipe është zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë ata thonë se është në vendet ku 20 përqind janë shqiptarë.
Do të ulemi sërish të merremi vesh për ta definuar këtë çështje.” tha Osmani /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button