Në Turqi janë arrestuar dy të huaj për shkak të sulmit në Stamboll

Autoritetet turke sot në aeroportin “Ataturk” në Stamboll arrestuan dy shtetas të huaj, nën dyshimin për lidhshmëri me sulmin në klubin e natës  gjatë natës së Vitit të Ri, kur u vranë 39 persona, ndërsa 69 u plagosën.

Dy personat u arrestuan në hyrje të aeroportit ndërkombëtar dhe u dërguan në selinë e policisë në Stamboll.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi Shteti islamik, ndërsa i dyshuari ende është në arrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button