Ankara pret administrata e Trampit të ndërpres mbështetjen e kurdëve sirianë

Kryeministri turk Binali Jilldirim sot deklaroi se Turqia pret që administrata e re amerikane ta ndërpresë mbështetjen dhe furnizimin me armë për kurdët sirianë, të cilët Ankaraja i konsideron si grup terrorist të lidhur me Partinë Punëtore Kurde (PKK).

“SHBA-ja nuk duhet të lejojë partneriteti ynë strategjik të mbetet nën hije nga një organizatë terroriste”, deklaroi Jilldirim.

Ai deklaroi se Turqia nuk do ta konsiderojë administratën e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp përgjegjëse për furnizimin me armë grupit Forcat për mbrojtjen e popullit të kurdëve sirianë, por se përgjegjësinë për këtë do ta bartë Qeveria e presidentit aktual Barak Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button