E dini sa shpejtë duhet të ngrihesh nga shtrati pas rënies së alarmit?

Të gjithë e dimë: shumë njerëz nuk kanë dëshirë të ngrihen nga shtrati edhe pse alarmi ka disa minuta që ka rënë. Aq më tepër kur duhet t’i rikthehesh punës pas disa ditëve pushim. Kemi bërë gjumë të mirë apo jo, kjo nuk ka rëndësi.

Edhe disa minuta më shumë në shtrat duket sikur do na falin qetësi të pafundme. Sa herë bie alarmi, dihet veprimi – e fik dhe pak minuta më shumë në shtrat për të marrë edhe një sy gjumë. Po çfarë duhet të bëjmë pasi bie zilja? Ja si shpjegohet.

Sipas ekspertëve, ne të gjithë duhet të bëjmë çmos për t’u ngritur nga shtrati menjëherë pasi bie alarmi. Duke e shtyrë kohën (për të marrë edhe një sy gjumë) na bën në të vërtetë më të lodhur dhe më dembelë.

Në vend që të lehtësoni kalimin nga gjendja e gjumit në gjendjen e zgjimit, këshilla kryesore është të vendosni një këngë të qetë. Gjithashtu, vendoseni aparatin sa më larg vetes në mënyrë që të ngriheni për ta fikur (nëse shtriheni sërish është në dëmin tuaj, gjithsesi).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button