PSP patjetër të dëshmojë se prej cilave “bomba” do të udhëheqë lëndë

Gjatë ndarjes së lëndëve gjyqësore ose, fillimit të lëndëve të reja, PSP patjetër duhet të dëshmojë se të njëjtat janë të bazuara në “bomba”, gjegjësisht nga bisedat e përgjuara në mënyrë ilegale që i shpalosi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë vitit 2015. Ky është vendimi i Gjykatës Supreme me qëllim që të precizohet kompetenca e PSP-së pasi që sipas tyre, janë ngritur procedura për raste të cilat nuk ka pasur lidhje me “bombat”, njofton Portalb.

Këtë vendim e ka sjellë kryetarja e Gjykatës Supreme, Lidia Nedellkova, përpara se t’i skadojë mandati i saj, me kërkesë të Gjykatës Themelore që nga marsi i vitit të kaluar.

Në këtë vendim janë të potencuara edhe dispozitat e nëntit 5 paragrafi 1 të ligjit për Prokurori Speciale, që i parasheh kompetencat e kësaj prokurorie të definuara me nenin 2 paragrafi 1 nga i njëjti ligj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button